Olsi Gocaj i gatshëm për ndeshjen e rradhës me kuqeblutë

204

Vllaznia të dielën në ndeshjen ndaj Laçit do të ketë të gatshëm edhe mesfushorin Olsi Gocaj. Ai në fakt udhëtoi edhe javën e kaluar në Lushnjë megjithatë nuk luajti për asnjë minutë, madje e ka parë ndeshjen nga tribuna e stadimit “Roza Haxhiu” sepse stafi drejtues vendosi të mos rrezikojë me të. Por tashmë është ndryshe. Tekniku Agim Canaj do të ketë edhe një alternativë më tepër për takimin e kësaj fundjave me Laçin. Për teknikun dhe ekipin është kthyer pas një dëmtimi të gjatë mesfushori Olsi Gocaj. Rikthimi i tij do të bëjë që të rishikohet edhe formacioni, pavarësisht se deri tani lojtarët kanë bërë paraqitje mjaft dinjitoze. Ndërkohë, sa i përket Shtubinës, ai është stërvitur normalisht me skuadrën, por mund të mos jetë në formën maksimale. Në përballjen e fundit, ai ka luajtur i dëmtuar, duke sakrifikuar në fushë, por edhe duke qenë një nga lojtarët më të mirë të ndeshjes. Gjithsesi do jenë ditët në vazhdim ato që do përcaktojnë nëse Gocaj do jetë në fushë nga minuta e parë apo jo. E rëndësishme është që ai është i gatshëm për të luajtur dhe ky është një lajm i mirë për kuqeblutë.
© vllaznia.al