“Reshit Rusi” në gjendjen e duhur. Gjithçka gati për Vllaznia- Partizani

223

Ndeshja Vllaznia- Partizani nuk ka asnjë dyshim që do të luhet nesër në “Reshit Rusi”. Dëmet e bëra nga era e fortë para dy ditësh, kishte sjellë dëmtimin e një pjese të rrethimit të sipërm të fushës. Në media të ndryshme ka qarkulluar lajmi se zhvillimi i ndeshjes ishte në dyshim ngaqë këto dëme nuk do të mund të riparoheshin në kohë por në fakt nuk ka rezultuar kështu. Një angazhim i shpejtë dhe serioz i drejtuesve të klubit që përmes punonjësve të tij por edhe të ndërmarrjeve që janë në varësi të Bashkisë, duke rregulluar gjithçka dhe tashmë pritet vetëm nisja e ndeshjes. Orari i fillimit të saj do të jetë 13.00 e ditës së shtunë. Skuadra ndërkohë ka zhvilluar stërvitjen e fundit po në këtë fushë mesditën e sotme dhe ndërkohë pasdite, ajo është grumbulluar në ambjentet e hotel “Gardenland”, ashtu siç veproi edhe në prag të ndeshjes së kampionatit me Skënderbeun. Objektivi i Vllaznisë natyrisht që do të jetë fitorja edhe në këtë takim. Kuptohet që nuk do të jetë e lehtë megjithatë, futbollistët dhe stafi teknik janë përgatitur për të zhvilluar një ndeshje të mirë.
© vllaznia.al