Roberto Nava kryetar i Këshillit Mbikëqyrës të KF Vllaznia sh.a

200

Roberto Nava përveç postit të presidentit të Vllaznisë, do të mbajë tani e tutje edhe pozicionin e kryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia. Vendimi është marrë në mbledhjen e parë të Këshillit të ri të sapokrijuar dhe ka qenë një nga temat e rendit të ditës bashkë me zgjedhjen e administratorit të ri që do jetë Neritan Kalamishi. Në këtë mbledhje të parë, ka qenë planifikuar që kryetari I ri I këshillit të ishte Luka Barberis, por kërkesa e anëtareve të tjerë për ta mbajtur këtë post vetë presidenti Nava, është aprovuar. Po në këtë mbledhje të parë është bërë tërheqja nga posti I anëtares së Këshillit e Eleonora Ollit dhe për ta zëvendësuar është propozuar Isuf Isufi. Ky I fundit pritet të mbajë edhe postin e nënkryetarit të Këshillit Mbikëqyrës të shoqërisë aksionere Vllaznia. Këto dy ndryshime, emërimi I Isufit si anëtar I Këshillit dhe po ashtu caktimi I Kalamishit si administrator, kanë shkuar sot në Qendrën Kombëtare të Rregjistrimit për t’u bërë ndryshimet e domosdoshme dhe Brenda dy ditësh pritet që të marrë fund struktura e re drejtuese e klubit të futbollit Vllaznia. Kjo strukturë është tashmë e zyrtarizuar nga ana e Këshillit Mbikëqyrës dhe ajo që bie në sy është qënia sërish e Armir Grimës në postin e shefit të klubit, pavarësisht zhurmës së krijuar pak ditë më parë. Presidenti I Vllaznisë Roberto Nava ndërkohë ka bërë edhe lëvizjet e para teksa ka rikthyer në skuadër kapitenin Elvin Beqiri ndërkohë që pritet edhe firmosja me skuadrën e mesfushorit kosovar Dardan Sadiku ashtu si dhe e Rijat Shalës dhe portierit Vladan Giljen. Këto futbollistë mund të mos jenë të vetmit që do firmosin me skuadrën shkodrane sepse në ditët në vijim priten të tjerë emra.

www.vllaznia.al