Sebastian Soza: Ky është vetëm goli im i parë për Vllazninë

212

Ka qenë shumë i lumtur për realizimin e golit të tij të parë me Vllazninë. Sulmuesi 20 vjeçar uruguajan Sebastian Soza tashmë ndjehet më i qetë. Presioni rreth tij ka qenë jo i vogël javët e fundit. Ardhja e tij në formë huazimi nga Palermo fillimisht dhe më pas nga Empoli, ka bërë që tifozët të presin shumë prej këtij lojtari. Por mosha e tij e re, mosambjentimi sa duhet me skuadrën, bënë që ai të mos dilte dot në lojën e tij. Pas golit të shënuar ndaj Elbasanit, ai ndjehet më mirë tashmë e këtë e thotë edhe për faqen tonë: “Kam shënuar golin tim të parë për Vllazninë por më shumë më vjen mirë që ky gol i dha fitoren skuadrës. Kisha nevojë për këtë gol sepse sulmuesi e ka më të lehtë kur shënon pastaj. Në katër ndeshje kam shënuar vetëm një gol megjithatë në të ardhmen shpresoj të bëj edhe më të mirë”. I pyetur se cili është premtimi konkret për të ardhmen e tij, Soza përgjigjet: “Do të vazhdoj të bëj më të mirën për Vllazninë ashtu siç kam bërë deri tani. E rëndësishme është që edhe rezultatet kanë folur në favorin tonë dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë”.

www.vllaznia.al