Sherri dhe Demaj thirren në Kombëtaren U-17 nga trajneri Mustedanagiç

303

Trajneri i kombëtares U-17 të vendit tonë, boshnjaku Xhemal Mustedanagiç që nga fillimi i kësaj jave ka nisur grumbullimin me ekipin e tij për ndeshjet e rradhës eliminatore që do të zhvillojë në ditët e ardhshme. Që prej së hënës, futbollistë e thirrur prej tij janë grumbulluar në Pogradec, aty ku do qëndrojnë për më shumë se dy javë. Në listën e lojtarëve që ai ka thirrur në këtë grumbullim, bëjnë pjesë edhe dy futbollistë të Akademisë Vllaznia. Bëhet fjalë për portierin Alen Sherri dhe për mbrojtësin Arlind Demaj. Të dhënat për këto dy futbollistë janë shumë të mira dhe jo më kot janë ftuar edhe në kombëtaren e kësaj grupmoshe. Interesant është fakti se portieri Sherri ende nuk i ka mbushur 16 vjeç por është titullar me ekipin e 19 vjeçarëve të Vllaznisë. Po ashtu, mbrojtësi Demaj është vetëm 14 vjeç por po luan titullar me ekipin e 17 vjeçarëve. Ftesa që trajneri Mustedanagiç u ka bërë, sigurisht që është një vlerësim por kuptohet që është edhe kënaqësi për klubin tonë që vazhdon të nxjerrë lojtarë të talentuar, të cilët kanë mbushur dhe vazhdojnë të mbushin ekipet tona kombëtare. Rasti i Sherrit dhe Demajt, është vazhdimi i kësaj tradite të mirë.
© vllaznia.al