Skuadra zhvillon analizën e ndeshjes me Luftëtarin

193

Mesditën e sotme, përpara zhvillimit të seancës së rradhës, është zhvilluar analiza e ndeshjes së fundit, asaj që u mbyll në barazim me Luftëtarin. Një analizë kjo që është e zakonishme dhe që zhvillohet gjithmonë pas ndeshjes së rradhës dhe në të cilat marrin pjesë edhe drejtuesit e klubit. Kështu ka ndodhur këtë herë. Trajneri Cungu dhe stafi i tij bashkë me futbollistët kanë analizuar gjërat që nuk kanë shkuar ashtu si duhet, që për rrjedhojë nuk çuan në fitoren e këtij takimi megjithatë, e përgjithshmja e diskutimeve ka qenë se ndeshja e zhvilluar ka qenë e mirë dhe sidomos në pjesën e dytë ajo është dominuar tërësisht nga skuadra shkodrane. Mundësitë për të shënuar golin e fitores janë krijuar por ndoshta edhe mungesa e fatit ka ndikuar në këtë mes. Megjithatë, tashmë vëmendja është përqendruar tek takimi i rradhës, ai me Laçin që do të zhvillohet ditën e hënë. Sipas trajnerëve por edhe drejtuesve të klubit, loja e skuadrës duhet të vijë gjithnjë në rritje dhe sidomos në ndeshjet brenda fushës tonë, nuk duhet llogaritur të ketë më asnjë gabim sepse vetëm kështu mund të arrijmë objektivat që kemi këtë sezon.

© vllaznia.al