Smajli dhe Miloti i japin fitoren 2-0 Vllaznisë U-19 ndaj Brian’s

241

Me nga një gol në secilën pjesë loje, Vllaznia U-19 ka arritur një tjetër fitore në kampionat. Këtë herë ndaj Brian’s së Gjergj Filipit. Në ndeshjen e luajtur mesditën e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi”, është vulosur rezultati 2-0 në favor të vendasve në përfundim të saj. Në pjesën e parë ka qenë mesfushori Smajli ai që ka zhbllokuar shifrat. Me këtë gol do të mbyllej 45 minutëshi i parë. Në të dytën, janë miqtë që e rrisin disi presionin në kërkim të golit të barazimi por në fakt, do të jetë kapiteni i kuqebluve Pusi ai që në minutën e 75-të do të fitonte një 11-metërsh për pengim të parregullt në zonë nga mbrojtësit kundërshtar. Ekzekutimin e tij e merr përsipër mbrojtësi shtatëlartë Denis Miloti i cili ka qenë i saktë në gjuajtje dhe topi ka përfunduar në rrjetë. Me këtë fitore, Vllaznia U-19 është ngjitur në kuotën e 21 pikëve me 6 fitore dhe 3 barazime të arritura, duke mos e provuar ende shijen e humbjes deri më tani në kampionat.Ndeshjen e sotme e ka ndjekur edhe trajneri i ekipit të parë të Vllaznisë Armando Cungu bashkë me dy emra të njohur të historisë së këtij klubi, Hysen Zmijani e Vioresin Sinani.
© vllaznia.al