Të shtunën në orën 12.00 derbi i femrave, Vllaznia- Juban Danja

212

Java e 11-të e kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ose thënë ndryshe, java e dytë e fazës së dytë të tij, do të dhurojë derbin e shumëpritur Vllaznia- Juban Danja. Këto dy skuadra u ndeshën edhe pak ditë më parë në finale e Kupës së Shqipërisë dhe në atë ndeshje, vajzat shkodrane kanë fituar me rezultatin e thellë 7-1. Megjithatë, këtë herë mund të jetë ndryshe. Kuptohet që më e favorizuar për të fituar është sërish Vllaznia e cila kryeson me meritë kampionatin dhe është pretendentja kryesore për fitimin e titullit kampion. Takimi Vllaznia- Juban Danja do të luhet ditën e shtunë në orën 12.00 në fushën sportive “Reshit Rusi” dhe ashtu si dhe herët e tjera, ky derbi pritet të dhuroja jo pak emocione. Njëkohësisht pritet që të ketë edhe shumë tifozë për ta ndjekur atë, nga të dy kampet. Futbolli I femrave po njeh rritje nga viti në vit dhe prandaj pritet një takim I bukur. Ndërkohë, të hënën, menjëherë pas ndeshjes me Juban Danjen, ekipi I Vllaznisë do të niset drejt Bosnjës, aty ku të marten me datë 25 shkurt do të luajë një takim miqësor me kampionen e këtij vendi. Por më shumë sesa mendjen tek miqësorja e Bosnjës, vajzat e Vllaznisë e kanë mendjen tek ndeshja e kampionatit me Juban Danjën, të cilët duhet patjetër ta fitojnë për të ruajtur serinë e rezultateve positive dhe vendin e parë në renditje.
© vllaznia.al