Tomislav Bushiç: Golat, janë detyra ime. Do shënoj sërish

49

Dy ndeshje, dy gola me fanellën e Vllaznisë. Kjo është nisja që i ka bërë karrierës me kuqeblutë sulmuesi kroat Tomislav Bushiç. Ka shënuar në Kukës, ka shënuar edhe ndaj Tiranës dhe kuptohet që ka kënaqur edhe stafin drejtues i cili duket i lehtësuar edhe për zgjedhjen që ka bërë për repartin e sulmit në merkaton e verës.“Po bëj vetëm detyrën. Për këtë punë kam ardhur tek Vllaznia, për të shënuar. Më vjen mirë që po shënoj sepse kjo është detyra ime megjithatë mund të them se edhe skuadra ka ecur mirë në këto dy ndeshjet e fundit. Duhet patjetër të vazhdojmë në këtë rrugë”- ka thënë ai. Tomislav Bushiç erdhi në limitet e merkatos tek klubi ynë dhe fakti që ka firmosur pa u provuar, ka qenë njëfarë “basti” për stafin drejtues. Megjithatë ai po justifikon çdo gjë duke qenë një pikë referimi në sulm.I pyetur nëse ka ndonjë objektiv për numrin e golave që do të shënojë gjatë këtij sezoni me Vllaznia, kroati është përgjigjur: “Nuk kam ndonjë objektiv sesa gola do shënoj. E rëndësishme është të shohim ndeshje pas ndeshje dhe mbi të gjitha që skuadra të vazhdojë me rezultatet positive”.Për ta ndjekur në ndeshje sulmuesi Bushiç, ka qenë i pranishëm në tribunën VIP të stadiumit “Loro Boriçi” edhe menaxheri i tij, i cili natyrisht që ka mbetur i kënaqur me paraqitjen dhe golin e shënuar prej futbollistit që ka nën menaxhim.
© vllaznia.al