Trajneri Canaj: Me grintë e karakter, mundim edhe Skënderbeun

241

Ndeshja e neserme me Skenderbeun konsiderohet shume e rendesishme per Vllaznine. Trajneri I saj Agim Canaj para seances se sotme, e fundit para kesaj ndeshje, ka shprehur besimin e tij te plote per nje tjeter rezultat pozitiv. Kuqeblute do jene te plote ne kontigjent ne kete ndeshje por natyrisht qe ne aspektin fizik jo gjithçka eshte ne rregull megjithate ne kete takim do behet maksimum per te mundur skuadren kampione ne fuqi. Kete gje e ka bere te ditur trajneri Canaj ne prononcimin e tij per mediat. “Skuadra është e plotë. E rëndësishme është që të luajmë me grintë e karakter. Nëse ndodh kjo, mund të mundim edhe një skuadër me kualitete siç është Skënderbeu”- ka thënë ai.Por nga ana tjeter, Canaj ka ngritur shqetesimin per gjykimin e kesaj ndeshje. Kuptohet qe Skenderbeu ne tre vitet e fundit asnjehere nuk eshte ankuar per gjykimin prandaj dhe shkodranet kane friken e nje tjeter mbeshtetje ne favor te tyre prandaj dhe kerkojne drejtesi ne fushen e lojes ne menyre qe ndeshjen ta fitoje skuadra me e mire. “Duam vetëm drejtësi në gjykim. Në tre kampionatet e fundit Skënderbeu nuk është ankuar asnjëherë për gjyqtarët. Kjo gjë fler vetë por nuk mendoj kurrsesi që në fushë kjo do ndikojë këtë herë”- ka thënë tekniku vlonjat i kuqebluve.Ndeshja Vllaznia- Skenderbeu luhet te enjten ne oren 14.00 ne stadiumin “Loro Boriçi” dhe pritet qe te ndiqet nga nje numer I madh tifozesh shkodrane. Ata jane entuziaste per ecurine e skuadres se tyre ne kete sezon prandaj kane premtuar se do ta mbeshtesin fuqishem per te mundur edhe kampionet.

© vllaznia.al