Trajneri Canaj: Vllaznia do të kualifikohet nesër ndaj Partizanit

204

Objektivi I Vllaznisë në ndeshjen e Kupës me Partizanin, do të jetë një dhe I vetëm: kualifikimi për në turin tjetër. Kjo është deklarata e bërë nga ana e trajnerit të saj Agim Canaj në konferencën e shtypit dhënë një ditë para ndeshjes pikërisht në ambjentet e hotel “Argentit” ku ekipi është I grumbulluar. Ai ka theksuar se është positive gatishmëria e të gjithë futbollistëve për të luajtur dhe po ashtu, edhe vetë do jetë në pankinë këtë takim. Ajo që mbetet është vetëm shënimi I golit sa më shpejt dhe për të bërë kujdes që skuadra të mos pësojë. “Skuadra është ngrohur me fitoren e fundit ndaj Lushnjës dhe përpos kësaj do jetë e plotë në takimin me Partizanin. Duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj kësaj skuadre për të mos pësuar gol sepse nëse do ndodhte kjo, ne do na duheshin pastaj dy gola për t’u kualifikuar. E rëndësishme është që ne do të besojmë deri në fund dhe jam i bindur se do jetë Vllaznia skuadra që do kualifikohet në turin tjetër”. Në ndeshjen e së mërkurës që do të nisë në orën 13.00 në stadiumin “Loro Boriçi”, pritet të ketë më shumë tifozë këtë herë. Rezultati 0-0 I takimit të parë është I favorshëm për shkodranët dhe po ashtu edhe fitorja e fundit me Lushnjën, ka kthyer besimin në skuadër. Këtë e thotë edhe vetë Canaj. “Tifozët nuk vijnë me sustë në stadium. Ata duan të kenë besim tek skuadra, duan të shohin lojëra të bukura dhe besoj se në ndaj Lushnjës janë kënaqur me lojën e zhvilluar prandaj besoj se do na mbështesin fuqimisht ndaj Partizanit”- ka thënë ai.
Vllaznia- Partizani është ndeshja e parafundit e këtij viti për shkodranët dhe sigurisht që ata duan t’I bëjnë një mbyllje të mirë. Kualifikimi për në çerekfinale të Kupës, do ishte një hap I rëndësishme dhe për këtë ka besim se do arrihet.
© vllaznia.al