Trajneri Lika: Vllaznia e detyruar të fitojë edhe ndaj Dinamos

297

Vllaznia është e detyruar të fitojë ndaj Dinamos dhe të ruajë kreun e renditjes. Kështu ka deklaruar në konferencën e sotme për shtyp trajneri i saj Hasan Lika. Në fjalët e tij ai ka shprehur besim se skuadra që drejton, do të dijë të tregojë vlerat e tij dhe të marrë trepikëshin e rradhës. Ja si i është përgjigjur pyetjeve të gazetarëve numri 1 i pankinës kuqeblu: -Dikur ndesheshin në Superligës, tani në kategorinë e parë, si e shkon tekniku Lika, përballjen me Dinamon?

Sfidë e fortë. Janë që të dyja skuadra të traditës që kanë dhënë përherë takime të bukura. Për më tepër janë dy skuadra që udhëheqin tabelën e rëndijes. Megjihatë ne shpresoj që ta kalojmë me sukses këtë sfidë. Shpresoj dhe besoj që të jetë një ndeshje e bukur

-Përsëri dëmtime edhe para kësaj sfide?

Kemi probleme dëmtimesh e po ashtu edhe virozash. Megjithatë shpresojmë që deri nesër, të ketë përmirësim të disa prej tyre.

-Në kampin dinamovit theksohet se ka premio për “kokën” e Vllaznisë. Sa mund të ndikojë kjo në kampin shkodran?

Normale që çdo skuadër mund të ketë premio para ndeshjes, por ne shikojmë punën tonë. Ne kemi një premio më të madhe pasi kemi detyrim që të japim maksimumin më fushën e lojës, për të kaluar me sukses këtë ndeshje.

-Sfidë që vendos shumë gjëra, apo është ende heret?

Është fillimi. Do të ishte pozitive që të vazhdojmë në ecurinë pozitive të javëve të para. është pozitive që të zhvillojmë një lojë të mirë dhe natrisht që të marrim edhe një fitore. Qëllimi në fushën tonë është vetëm për të fituar ndeshjet.  

-Është pozitive që luani në stadiumin “Loro Boriçi”?

Ky është stadium ynë. Natyrisht që është pozitive zhvillimi I takimeve aty. Por do të na duhet që të luajmë edhe në fushën “Reshit Rusi”, nëse fusha e stadiumit “Loro Boriçi”, do të ketë nevojë për ndonjë riparim.

-Kur mund ta shikojmë Vllazninë e vërtetë, atë me formën më të mirë në fushën e lojës?

Ne kërkojmë në çdo ndeshje që të jetë Vllaznia më e mirë. Ne nuk mnd të justifikohemi se kemi filluar me vones apo kemi patur ato apo këto problem. Sigurisht që kemi të mera. Por në çdo  stërvitje por kërkojmë që futbollistët të japin më të mirën për të përballuar një kampionat të gjatë një kampionat të fortë.

© vllaznia.al