Urimi i KF Vllaznia: Gëzuar Vitin e Ri 2017!

274

Erdhën momentet e fundit dhe natyrisht që tashmë është koha të tokim gotat. 2016-a do mbetet pas njëherë e mirë. Me të mirat dhe të këqijat e saj. Sigurisht duke menduar për një vit më të mbarë për atë që po vjen.

Pikërisht për këtë, KF Vllaznia uron të gjithë futbollistët, trajnerët, punonjësit e saj por pa lënë kurrsesi mënjanë veteranët e nderuar dhe sportdashësit shkodranë që janë pjesë e pandashme e kësaj skuadre, e këtij emri. Urimi është i thjeshtë: Gëzuar dhe mbarësi në vitin 2017! Qoftë një vit i suksesshëm për të gjithë ju dhe futbollin shkodran!

© vllaznia.al