Vllaznia- Ada miqësore të premten në 12.00 në fushën “Reshit Rusi”

203

Vllaznia do ta shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar një ndeshje miqësore me ekipin e Adës. Drejtuesit e të dy skuadrave kanë rënë dakord për këtë gjë dhe miqësorja do luhet të premten në orën 12.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Në fakt ndërprerja e kampionateve për shkak të ndeshjeve të ekipeve kombëtare në këtë periudhë duket paksa e pakuptimtë ngaqë shumë pak futbollistëve të ekipeve të këtyre kampionateve janë pjesë e kombëtareve megjithatë ky është një vendim i Federatës.

Kjo periudhë dyjavore po shfrytëzohet nga trajneri Agim Canaj për të rritur moralin e skuadrës pas dy ndeshjeve të fundit të cilat nuk kanë dhuruar rezultate positive. Edhe për Adën, kjo miqësore do të vlejë sepse skuadra e drejtuar nga trajneri Kujtim Shaba është në përgatitje për një sfidë shumë të rëndësishme në kampionat siç është ajo me Shkumbinin. Duke u rikthyer tek Vllaznia, situata nuk është shumë e qetë. Pas dëmtimit të Rajoviç që tashmë është operuar dhe do të qëndrojë rreth 6 muaj larg fushave të blerta, me shumë mundësi edhe mbrojtësi tjetër Rexha do të jetë I detyruar t’I nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale sepse ditën e djeshme ka patur probleme serioze me meniskun. Përveç kësaj, kapiteni Beqiri është I dëmtuar edhe ai që nga ndeshja me Besën ndërkohë që edhe Vecaj dje ka shfaqur shqetësime në stërvitje. Në kushte të tilla kontigjenti I futbollistëve në dispozicion të stafit drejtues është reduktuar shumë e prandaj do bëhet çmos që të rikuperohen sa më shpejt të jetë e mundur në mënyrë që të jenë në dispozicion për ndeshjen e javës së ardhshme me Flamurtarin.
© vllaznia.al