Vllaznia akord me Canajn. Trajner edhe sezonin e ardhshëm

227

Agim Canaj do të jetë trajner I Vllaznisë edhe për sezonin e ardhshëm. Trajneri aktual I kuqebluve është vlerësuar për punën e bërë gjatë gjysmës së parë të këtij sezoni dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë vendosur t’ia rivonojnë kontratën edhe për një sezon tjetër.

Ky natyrisht që është një lajm I mirë sepse Vllaznia nuk do ketë nevojë t’ia nisë nga e para punës për sezonin tjetër pasi bazën do ta ketë, si në stafin drejtues ashtu edhe në shumicën e lojtarëve. Në këtë mënyrë, tashmë edhe Canaj jo vetëm që do të punojë më I qetë por do ketë mundësinë të shohë edhe për sezonin tjetër, për të piketuar se cilët lojtarë do mbajë në skuadër dhe cilët do largojë. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe deri në fund të këtij sezoni, do të ketë mundësinë të shohë edhe për futbollistë të tjerë të kampionatit shqiptar dhe t’ua sugjerojë drejtuesve të klubit për të nisur bisedimet për t’I veshur kuqeblu. Rinovimi I kontratës edhe për një sezon tjetër me Agim Canajn është një vlerësim për punën që ky trajner ka bërë. Kuptohet që ai e ka marrë skuadrën në një situatë aspak të këndshme dhe për këtë mjafton të kujtojmë se në fillim të gushtit ka patur në stërvitje plot 62 futbollistë për t’I seleksionuar. Ai arriti me profesionalizëm ta bëjë skuadrën gati për kampionat ndonëse koha në dispozicion nuk ishte e mjaftueshme dhe tashmë kuptohet që detyra e tij bashkë me skuadrën është që Vllaznia jo vetëm të mos rrezikojë në kampionat por të tentojë për të shkuar sa më larg edhe në Kupën e Shqipërisë.

www.vllaznia.al