Vllaznia- Apolonia, të shtunën për kampionatin kombëtar të femrave

119

Kampionati kombëtar i futbollit të femrave tashmë ka hyrë në rrugën e vazhdimësisë së tij. Këtë të shtunë do të luhen ndeshjet e javës së pestë të tij. Kalendari i kësaj jave ka dhuruar sfidën Vllaznia- Apolonia. Ndeshja në mes këtyre dy ekipeve do të zhvillohet ditën e shtunë në orën 11.00 në fushën sportive “Reshit Rusi”. Drejtuesit e klubit shkodran kanë marrë të gjitha masat për mbarëvajtjen e kësaj ndeshje. Sigurisht që nuk parashikohet të jetë një ndeshje e fortë për vetë diferencat që kanë dy ekipet. Vllaznia e trajnerit Selami Pepaj sigurisht që është favorite për ta fituar këtë ndeshje nisur nga përbërja që ka. Barazimi 1-1 javën e kaluar me ekipin Tirana AS, natyrisht që tashmë është lënë pas dhe po mendohet për të kaluar me sukses takimin e kësaj të shtunë për të menduar pastaj për ndeshjen e ardhshme, atë që do luajë sërish në Shkodër me ekipin e Kinostudios i cili ka edhe ai pretendime për titull këtë sezon. Përveç ndeshjes Vllaznia- Apolonia, do të luhet edhe këto ndeshjet e tjera të vlefshme për javën e pestë të kampionatit:
Shkëndia D- Juban Danja
Kinostudio- Tirana AS
The Door- Dardania
Dajti pushim
© vllaznia.al