“Vllaznia B” fiton 2-1 ndaj Sopotit. Vendosin dy golat e Palushanit

101

Sopoti“Vllaznia B” ka arritur te gjeje fitoren e pare ne kampionatin e sivjetem teksa ka mundur me rezultatin 2-1 ekipin e Sopotit. Ka ndodhur keshtu ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” pasditen e se dieles. Kuqeblute kane kaluar dy here ne avantazh qe ne pjesen e pare me ane te sulmuesit Palushani ne minutat e 4-te dhe te 30-te.

Nderkohe, ne pjesen e dyte librazhdasit kane ngushtuar rezultatin me ane te Alliut ne minuten e 53-te, por tre minuta me vone ato do te mbeteshin me 10 futbolliste sepse Xhakeri do te ndeshkohej me kartonin e dyte te verdhe dhe duke shkaktuar 11-metersh ne favor te Vllaznise. Ate e merr persiper ta gjuaje kapiteni Borshi qe gaboi duke e derguar topin mbi traverse. Nga kjo perfitojne miqte qe kerkojne me ngulm golin e barazimit duke iu ofruar shume atij, por pa ia dale dot. Perfundimisht 2-1 per Vllaznine B qe me kete fitore ngjitet ne kuoten e 4 pikeve pas dy javesh kampionat. Shkodranet tentojne rikthimin ne Kategorine e Pare brenda ketij sezoni.
© vllaznia.al