“Vllaznia B” merr një trepikësh me shumë vlerë. Fiton 2-1 ndaj Tërbunit

258

Një ndeshje shumë e fortë është zhvilluar pasditen e sotme në fushën sportive “Reshit Rusi” në mes Vllaznisë B dhe Tërbunit. Të dy skuadrat siç dihet, janë në luftë për mbijetesë dhe fitorja e shkodranëve, u ka dhënë frymëmarrje atyre. Kuqeblutë e trajnerit Kraja kanë fituar me rezultatin 2-1 në këtë sfidë. Ata kanë shënuar shumë shpejt të dy golat e kësaj ndeshje. Fillimisht me anë të Hallunajt që në minutën e 9-të i cili shfrytëzon një pakujdesi të mbrojtësve pukjanë në largimin e topit nga zona. Ndërkohë në minutën e 18-të Hajdari ka shfrytëzuar një pasim të saktë nga e djathta dhe e ka dërguar topin në rrjetë.Pjesa e parë është mbyllur me rezultatin 2-0. Në të dytën ndërkohë, Jurgen Gjini ka shënuar të vetmin gol për Tërbunin por që nuk i ka mjaftuar për të marrë pikë. Me fitoren e sotme, Vllaznia B siguron play out-in ndërkohë që pukjanët kanë një sfidë shumë të rëndësishme javën e fundit në fushën e tyre ndaj Korabit.

www.vllaznia.al