“VLLAZNIA B” MUND EDHE BURRELIN. TRE FITORE RRADHAZI

218

“Vllaznia B” vijon ecurinë e mirë me rezultate që po arrin në ndeshjet e fundit teksa pasditen e së shtunës ka siguruar fitoren e tretë rradhazi në kampionat. Kjo fitore ka ardhur pikërisht ndaj ekipit të Burrelit në ndeshjen e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi”. Kuqeblutë kanë arritur të fitojnë me rezultatin e ngushtë 1-0 ndonëse kanë patur shumë raste shënimi. Fatin e këtij takimi e ka vendosur mbrojtësi Denis Miloti me golin e shënuar në minutën e 41-të. Ai është gjendur në zonën kundërshtare i lirë, ka gjuajtur saktë dhe e ka dërguar topin në rrjetë. Pas këtij momenti, ndonëse të dy ekipet janë përpjekur për të shënuar dhe gola të tjera, nuk ia kanë dalë dot. Përfundimisht 1-0 për “Vllazninë B” që me këtë fitore ngjitet në kuotën e 11 pikëve duke mbajtur vendin e gjashtë në renditje. Për trajnerin Ervis Kraja, tashmë skuadra ka hyrë në rrugën e duhur dhe fitoret e saj nuk do të mungojnë as në të ardhmen.

© vllaznia.al