Vllaznia barazim 1-1 me Luftëtarin në Peqin

238

Lojë e mirë, raste të pastra por vetëm barazim 1-1 për Vllazninë në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në Peqin ndaj Luftëtarit. Trajneri Cungu e nisi ndeshjen me disa ndryshime në formacion duke i besuar që nga minuta e parë këtë herë edhe futbollistëve Kalaja, Çinari e Pjeshka por fillimi është shumë i keq. Në minutën e 9-të, janë gjirokastritët që do të kalonin në avantazh me anë të futbollistit Abazaj. Pak minuta më vonë, ata kanë edhe një rast tjetër me anë të sulmuesit Faje dhe vetëm kaq. Më pas, në fushë është vetëm Vllaznia. Ajo dominon në lojë dhe për këtë arsye, në minutën e 23-të, Shtubina arrin të barazojë shifrat. Presioni rritet në kërkim të golit të dytë por pjesa e parë do mbyllej në këto shifrat. Në 45 minutat e dyta, loja dominohet krejtësisht nga futbollistët tanë. Në minutën e 52-të Çinari me kokë godet shtyllën pingule të portës së Luftëtarit por pa arritur dot ta dërgojë topin në rrjetë. Gjashtë minuta më vonë është Cicmil me kokë sërish pranë golit. Trajneri Cungu hedh në lojë edhe Krujën e Vecajn për të rritur fuqinë sulmuese por gol nuk do të ketë megjithëse Shtubinanë një moment tjetër është shumë pranë golit. Përfundimisht barazim 1-1 në Peqin dhe Vllaznia e Luftëtari vazhdojnë të jenë në të njëjtën kuotë pikësh- shtatë por rezultati I sotëm sigurisht që nuk duhet të kënaqë shkodranët të cilët kishin mundësi të largoheshin me tre pikë nga Peqini.
LUFTËTARI-VLLAZNIA 1-1

Luftëtari: Miraka, Rapa, Beqiri, Bojom, Mersini, Aleksi, Ramadani, Liçaj (Rexhinaldo 80’), Rroca (Montero 65’), Abazaj, Faje (Dani 55′). Trajner: Mladen Milenkoviç

Vllaznia: Agoviç, Pjeshka (Vrapi 75’), Cicmil, Bicaj, Gocaj, Tafili, Bardulla, Weitzer (Vecaj 69’), Çinari (Pepa 63’), Kalaja, Shtubina. Trajner: Armando Cungu
Golat: Abazaj 9’ / Shtubina 23’
Gjyqtarë: K.Cjapi, O.Grabova, I.Tartari
Kartonë të verdhë: Bardulla, Cicmil, Vecaj/ Ramadani

© vllaznia.al