Vllaznia barazim 1-1 në Burrel në ndeshjen e parë të Kupës

328

Pasditen e sotme në stadiumin “Liri Ballabani” të Burrelit është luajtur ndeshja e parë e turit të parë të Kupës së Shqipërisë mes skuadrës vendase dhe Vllaznisë. Në fund të 90 minutëshit është sigluar rezultati i barabartë 1-1, rezultat ky që favorizon skuadrën tonë për kalimin në turin e dytë. Por duhet thënë se kuqeblutë kanë qenë shumë pranë fitores, falë golit të shënuar nga sulmuesi Zhunior në ’48 por një 11-metërsh shumë i diskutuar i dhënë nga arbitri në minutën e 90-të për vendasit, ka barazuar gjithçka. Trajneri Lika e ka nisur ndeshjen me këtë formacion: Selimaj, Gurishta, Ignat, Marku, Ruqi, Krymi, Tafili, Lika, Hajdari, Bilali, Zhunior. Në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe futbollistë të tjerë. Nde3shja e kthimit do të zhvillohet më datë 26 shtator në Shkodër dhe sigurisht që Vllaznia do të kërkojë kualifikimin për më tej në këtë kompeticion.

© vllaznia.al