Vllaznia barazon 1-1 ndaj Tirana AS në transfertë. Mbetet sërish e para

238

Ndeshja më e rëndësishme e fazës së parë të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave, ajo në mes ekipeve Tirana AS dhe Vllaznia, e zhvilluar pasditen e së shtunës në fushën e kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamëz, është mbyllur në barazim 1-1. Kjo përballje e dy skuadrave më të mira të kampionatit të femrave, ishte vlerësuar edhe nga Federata që kishte caktuar për ta drejtuar atë një nga arbitrat më të mirë, pikërisht elbasanasin që mban stemën e FIFA-s Enea Jorgji. Ndeshja ka nisur më mirë për Vllazninë e cila ushtron presion dhe pikërisht prej tij, mbrojtësja Ndoci në minutën e 7-të të ndeshjes ka shkaktuar autogol në portën e saj. Kjo epërsi u duk se do thellohej shpejt por nuk do ndodhte kështu. Suada Jashari në minutën e 22-të do vepronte mjaft mirë në zonë dhe do shënonte golin e barazimit për ekipin e Tiranës. Në pjesën e dytë ndërkohë ishte një dominim I plotë I vajzave shkodrane ndaj kundërshtarit në të 45 minutat e ndeshjes por ato nuk arrijnë dot të shënojnë golin e fitores. Përfundimisht barazim 1-1 që gjithsesi konsiderohet një rezultat I favorshëm për Vllazninë ngaqë luante në transfertë. Por trajneri I kësaj skuadre Selami Pepaj ka shprehur në fakt pakënaqësi për këtë rezultat sepse priste fitoren. Pavarësisht këtij barazimi, Vllaznia vazhdon të mbajë vendin e parë në renditje me 10 pikë dhe ka filluar të mendojë për ndeshjen e rradhës që do të luajë me ekipin e Kinostudios. Formacioni i Vllaznise ne kete ndeshje ka qene ky:

Cadenoviç, Bajrakurtaj, Govori, Ysis Sonkeng, Gjini, Franja (Sufaj 69′), Berisha, Doçi, Tula (Gruda 55′), Arianne Bebey (Ada Jacquette 54′), Proto. Tr: Selami Pepaj

www.vllaznia.al