Vllaznia ditën e shtunë ndeshje miqësore me ekipin e Adës

231

Vllaznia do ta shfrytëzojë ndërprerjen e kampionatit për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Pushimi I aktivitetit për ekipin shkodran duket se ka mbërritur në momentin më të mirë të mundshëm. Dy humbjet e njëpasnjëshme me Skënderbeun dhe Teutën kanë bërë që situata të mos jetë shumë entuziaste dhe stafi drejtues po mundohet të gjejë fajtorët për këto dy humbje. Analizat dhe diskutimet vazhdojnë por sigurisht që duhet punuar edhe për korigjimin e gabimeve të vërejtura deri më tani. Për këtë arsye, ditën e shtunë është vendosur që të zhvillohet një ndeshje miqësore. Kundërshtar i Vllaznisë në këtë miqësore do të jetë Ada e Velipojës. Trajnerët Canaj dhe Shaba kanë rënë dakord për zhvillimin e kësaj miqësoreje ditën e shtunë. Ende nuk është vendosur për orarin por me shumë mundësi do të luhet paradreke. Po ashtu ende nuk është vendosur se ku do luhet, në “Loro Boriçi” apo në “Reshit Rusi” sepse kjo varet nga kushtet atmosferike. Ndërprerja e kampionateve për shkak të ndeshjeve të kombëtares sonë kësisoj do të shfrytëzohet nga ana e trajnerëve për të parë gabimet e deritanishme dhe sidomos kjo vlen për Vllazninë për të korigjuar gabimet e vërejtura ndaj Skënderbeut dhe Teutës.
www.vllaznia.al