Vllaznia dyndje futbollistësh të huaj për provë

194

Dyndje të huajsh tek Vllaznia. Ditën e sotme kanë mbërritur në Shkodër dhe kanë filluar stërvitjen me ekipin dy futbollistë shqiptaro- malazezë, pikërisht Fatmir Mollabeqiroviç dhe Mehmet Divanoviç. Këta dy futbollistë do jenë në provë për disa ditë ndërkohë që po sot paradreke ka mbërritur në Rinas dhe më pas është nisur drejt qytetit verior edhe futbollisti 21 vjeçar Italian Mattia Papareli. Ky I fundit luan si mesfushor organizator dhe është në pronësi të ekipit të Sienës ndërkohë që sezonin e fundit ka qenë I huazuar tek ekipi I Viarexhos. Ai do të bashkohet me kuqeblutë në stërvitje paraditen e nesërme për të treguar vlerat e tij dhe vetëm pas disa ditësh do të merret vesh nëse do të firmosë me Vllazninë apo jo. Por të ardhurit tek skuadra shkodrane nuk mbarojnë këtu. Zëvendëspresidenti Isufi ka bërë të ditur se ditën e nesërme do mbërrijnë edhe dy futbollistë të tjerë për provë. Pikërisht mbrojtësi I kombëtares maqedonase Jasmin Meçinovikj. Ai është 25 vjeç dhe kohët e fundit ka luajtur në Kupat e Europës me një nga ekipet e vendit të tij. Futbollisti tjetër që do mbërrijë është pikërisht mesfushori I talentuar serb Sadin Smajoviç që vjen nga ekipi I Novi Pazarit. Të dy këta futbollistë do qëndrojnë disa ditë në Shkodër dhe nëse e bindin trajnerin Raineri dhe stafin e tij, më pas do të diskutohet për termat financiare dhe kushtet e tjera të kontratës. E rëndësishme të kuptohet është që drejtuesit e rinj të Vllaznisë e kanë marrë shumë seriozisht ndërtimin e një skuadre pretendente dhe prandaj po mundohin të shohin shumë futbollistë për të përzgjedhur më pas më të mirët me të cilët do të përfaqësohet në kampionat.

www.vllaznia.al