Vllaznia e minifutbollit barazon çuditërisht 5-5 me Flamurtarin

257

Për ekipet e Vllaznisë nuk ka qenë e thënë të fitohet sot. Ashtu siç ka përfunduar në barazim ndeshja në “Loro Boriçi” ndaj Bylisit, në barazim është mbyllur edhe ndeshja e minifutbollit në mes Vllaznisë dhe Flamurtarit, e luajtur pasditen e sotme në “Qazim Dervishi”. Një barazim disi i çuditshëm teksa shkodranët kanë qenë në avantazh fillimisht deri në 3-0 dhe më pas edhe 5-2 por në fund e gjithë ndeshja është mbyllur në shifrat 5-5. Gjithçka ka qenë duke shkuar mirë në pjesën e parë. Kanë shënuar njëri pas tjetrit, Gjoklaj, Çoba dhe Alibali dhe kjo pjesë është mbyllur në shifrat 3-0. Në fillimin e së dytës, ka shënuar Flamurtari golin e parë, më pas ka shënuar përsëri Vllaznia me anë të Alibalit ndërkohë që vlonjuatët kanë shënuar golin e dytë duke ngushtuar shifrat në 4-2. Mandi ka shënuar edhe golin e pestë për vendasit dhe këtu u duk se u mbyll gjithçka por nuk ka ndodhur kështu. Janë miqtë që shënojnë njëri pas tjetrit tre gola dhe kësisoj e gjithë ndeshja është mbyllur në barazim 5-5. Një barazim disi i çuditshëm megjithatë ky rezultat është fiksuar në fund të ndeshjes. Kësisoj Vllaznia nuk arrin dot ta nisë me fitore kampionatin, rezultat ky që mund të ndikojë në ecurinë e mëtejshme të saj.
© vllaznia.al