Vllaznia e pafat. E pëson në ’90 ndaj Partizanit në Tiranë

219

Skuadra shkodrane ka rezultuar edhe njëherë tjetër e pafat. Në një ndeshje të interpretuar mirë dhe ndonëse me pesë mungesa të rëndësishme, Vllaznia ishte shumë pranë marrjes së barazimit në ndeshjen e luajtur ndaj Partizanit kryesues në stadiumin “Qemal Stafa”. Goli i Fasliut në minutën e 90-të i ka dhënë fitoren të kuqve me rezultatin e ngushtë 1-0. Takimi ka patur rivalitet. Kuqeblutë kanë hyrë në këtë takim me mungesat e Arbrit, Markut, Sozës, Haxhibuliç e Krymit dhe trajneri Grima ka qenë i detyruar “të eksperimentojë” duke futur në fushë disa lojtarë të rinj. Megjithatë ata kanë luajtur mirë, duke u mbrojtur me shumë kujdes dhe në momente të veçanta edhe duke sulmuar. Madje, nëse lojtarët e repartit do të ishin treguar pak më të kujdesshëm, mund të kishin rrezikuar seriozisht portën e Partizanit. Por atë që se bënë atë, e bënë lojtarët vendas në minutën e fundit të kohës së rregullt kur në të vetmin shpërqendrim të mbrojtjes tonë, na kanë ndëshkuar. Përfundimisht 1-0 për Partizanin
Partizani- Vllaznia 1-0
Golashënues: Fasliu ’90
Partizani: Hoxha, Fejzullahu, Bicaj, Krasniqi, Vidoviç (Tafili 73’),Trashi, Batha (Daja 46’), Mazrekaj, Morini (Bardhi 50’), Sukaj, Fazliu. Tr. Sulejman Starova.
Vllaznia: Dragojeviç, Pjeshka, Cicmil, Borshi, Gurishta, Krymi (Kapaklija 69’), Bardulla, Kalaja (Haxhaj 89’), Sefa, Shtubina, Çinari (Ahmeti 79’). Tr. Armir Grima.
Gjyqtarë: L. Alla, D. Koreshi (Lushnje), R. Malaj (Vlorë)
Kartonë të verdhë: Fazliu, Tafili/ Krymi, Kalaja, Cicmil, Pjeshka
© vllaznia.al