Vllaznia e pathyeshme në “Loro Boriçi”. Ndal 0-0 edhe Skënderbeun

234

Pas Kukësit dhe Partizanit, Vllaznia ndal në “Loro Boriçi” edhe Skënderbeun kampion në fuqi. ka ndodhur kështu pasditen e së dielës kur në fund të 90 minutave është fiksuar rezultati i barabartë 0-0. Një barazim i cili duket se ka kënaqur shkodranët të cilët në fund nuk i kanë kursyer duartrokitjet për futbollistët e Vllaznisë dhe trajnerin Cungu. Ndeshja nis mirë për Vllazninë. Në minutën e tetë sulmuesi Pepa ka një rast shumë të mirë. Pas një topi të gjatë, ai del para portieri shehi por gjuan mbi traversë. Skënderbu kërkon të shfrytëzojë vetëm goditjet standarte. Bardulla pesë minuta para fundit të pjesës së parë kërkon golin me një parabol por topi kalon mbi traversë. Në minutën e 44-të arbitri Jorgji akordon një 11-metërsh disi të dyshimtë pas një rrëzimi në zonë të Salihit dhe megjithë kontestimin e shkodranëve, asgjë nuk ndryshon.ekzekutimin e tij e merr përsipër Salihi që tenton të gjuajë lehtë në qendër të por portieri Agoviç kupton gjithçka duke pritur topin. Pjesa e parë mbyllet pa gola. Në fillimin e pjesës së dytë, korçarët hedhin në fushë edhe një sulmues tjetër- Xhejms. Në minutën e 60-të Latifi ka rast të kalojë në avantazh Skënderbeun por gjuan mbi traversë. Vllaznia katër minuta më vonë kryen një zevendësim të detyruar. Gocaj nuk mundet të vazhdojë më dhe i lë vendin Pjeshkës. Në minutën e 69-të Salihi me një rroveshiatë të bukur për pak sa nuk e dërgon topin në rrjetën e Vllaznisë dhe meriton duartrokitjet e tifozëve shkodranë për atë veprim të bukur ndonëse luan për Skënderbeun. Në minutat e fundit presioni i korçarëve rritet edhe më shumë por shkodranët mbrohen mirë. Rastet janë të pakta dhe për rrjedhojë nuk do të ndodhte asgjë deri në fundin e ndeshjes. Përfundimisht 0-0 në Shkodër dhe kuqeblutë ndalin edhe një tjetër ekip pretendent për titull duke treguar se mund  dhe duhet të pretendojnë më shumë për vete në kampionat.
Vllaznia – Skwnderbeu 0 -0
Vllaznia: Agoviç, Marku, Bicaj, Vrapi, Gocaj (Pjeshka 64′), Shtubina, Tafili, Bardulla, Krymi , Çinari (Kruja 92′), Pepa (Weitzer 83′). Tr. A.Cungu
Skwnderbeu: Shehi, Vangjali, Radas, Jashanica, Mici, Junior (Adeni 46′), Lilaj, Orelesi (Gavazaj 86′), Latifi, Nimaga, Salihi. Tr. A. Agostineli
Gjyqtarw: E. Jorgji, R. Avdo, G.Qirici
Kartona tw verdhw: Bicaj, Krymi, / Nimaga, Mici, Radas, Jashanica

© vllaznia.al