Vllaznia firmos edhe me dy futbollistë të tjerë të Akademisë

290

Në Klubin e Futbollit Vllaznia ka vijuar puna edhe sot me firmosjen e kontratave me futbollistët e spikatur të ekipit U-19 të Akademisë së tij. Këtë herë ka qenë rradha e dy futbollistëve të tjerë për të hedhur firmë në kontratat e ofruara nga ana e drejtuesve të klubit.

Bëhet fjalë për mbrojtësin Egzon Shimaj që njëkohësisht është edhe kontigjent i ekipit kombëtar të kësaj grupmoshe si dhe për sulmuesin Kamelio Palushani i cili sezonin e kaluar ka qenë shënuesi më i mirë i ekipit dhe po ashtu edhe sivjet po spikat me lojën dhe golat e tij. Firmat me këto lojtarë kanë ardhur pas propozimit të bërë nga vetë drejtuesit e Akademisë dhe natyrisht që konsiderohen dy sportistë me të ardhmen që premtojnë shumë për ngjyrat kuqeblu të Vllaznisë.
© vllaznia.al