Vllaznia firmos edhe me mbrojtësin Renato Malota

227

Klubi i Futbollit Vllaznia sapo ka zyrtarizuar një tjetër firmë në kontratë. Renato Malota është blerja më e re e kuqebluve. Mbrojtësi lezhjan ka firmosur kontratën e re me klubin tonë bashkë me administratorin Gjyrezi. Kontratë që e lidh atë me Vllazninë deri në fundin e këtij sezoni, me opsionin për zgjatje edhe për sezonin e ardhshëm.

 

Në këtë mënyrë, ka shkuar në katër numri i futbollistëve që kanë firmosur kontratat me klubin pas Sukajt, Berishës, Mersinit dhe tashme me Malotën duke e kompletuar kësisoj skuadrën në pikat ku ajo ka patur më shumë nevojë.
© vllaznia.al