Vllaznia firmos me futbollistin e Akademisë Elmir Lekaj

235

KF Vllaznia bën të ditur se në kuadrin e promovimit dhe evidentimit të elementit më të spikatur të Akademisë, ditën e sotme ka firmosur kontratën e punës me futbollistin e ekipit U-19 Elmir Lekaj. Ai kishte rreth një vit që ishte kontraktuar nga ana e klubit megjithatë nga sot është edhe me kontratë të rregullt pune.

 

Lekaj është një nga elementet më të spikatur të këtij ekipi por edhe kontigjent i kombëtares së kësaj grupmoshe. Luan në 2-3 pozicione, si në mbrojtje ashtu dhe në mesfushë dhe për rrjedhojë shihet si një element i perspektivës.

© vllaznia.al