Vllaznia, firmosin edhe tre futbollistë të tjerë

297

Gjatë ditës së sotme ka vijuar procesi i firmosjes së kontratave të reja me futbollistët aktualë të ekipit të parë të Vllaznisë. Konkretisht është rënë dakord dhe kanë firmosur kontratat e reja mbrojtësit Olsi Gocaj e Antonio Marku si dhe mesfushori Florind Bardulla. Procesi i firmosjes së kontratave të reja do të vijojë edhe gjatë ditës së nesër ku pritet të mbyllet gjithçka me 25 lojtarët e përzgjedhur nga stafi teknik për të qenë pjesë e skuadrës në sezonin futbollistik 2018-2019.

© vllaznia.al