Vllaznia fiton 1-0 ndaj Burrelit dhe kualifikohet në turin e dytë të Kupës së Shqipërisë

70

Vllaznia kualifikohet ne Kupe teksa ka fituar ne ndeshjen e kthimit 1-0 ndaj Burrelit. Goli i Zogajt ne minuten e 86-te i ka mjaftuar kuqebluve te marrin fitoren edhe ne kete takim.Vllaznia e nisi ndeshjen me thuajse formacionin e saj me te mire. Kjo tregonte se trajneri Lika kishte frike nga ndonje e papritur qe mund t’i rrezikonte kualifikimin.Burreli nga ana e tij ne pamje te pare kishin ardhur pa pretendime megjithate ne fushe treguan tjeter gje. Miqte kane patur dy raste te pastra ne pjesen e pare nderkohe qe nuk kane munguar rastet edhe per ekipin shkodran.Madje Lika pas nje goditje denimi ka goditur edhe traversen e portes se Burrelit. Gjithsesi pjesa e pare do te mbyllej ne barazim pa gola, 0-0.Ne fillimin e se dytes, per Vllaznine ka hyre ne loje edhe Zogaj ne vend te Bilalit. Dhe loja e saj vjen duke u permiresuar. Brenda pak minutash jane dy raste te pastra me ane te Zhunior dhe Hajdarit.Madje ne minuten e 55-te Tafili do te godiste edhe njehere traversen por serish nuk ka gol. Skuadra shkodrane e ka te veshtire te çaje kundershtarin qe mbrohet me shume forca ne gjysmefushen e tij.Minutat kalojne dhe Vllaznia duket qarte se e ka te veshtire te shenoje. Megjithate goli do te vinte kater minuta para fundit.Pas nje goditje denimi te ekzekutuar nga Lika, topi shkon ne zone tek Zogaj qe gjuan sakte dhe e dergon ate ne rrjete . Perfundimisht 1-0 per Vllaznine qe kualifikohet per ne turin e dyte te kupes ku do te ndeshet me Kamzen.

© vllaznia.al