Vllaznia fiton 4-1 në ndeshjen miqësore ndaj Adës

236

Mesditën e sotme, Vllaznia dhe Ada janë ndeshur në një takim miqësor, pikërisht për të testuar disa nga lojtarët e ardhur në rradhët e të dy ekipeve. Në fund të takimit, kuqeblutë kanë fituar me rezultatin 4-1. Edhe në këtë ndeshje, protagonisti kryesor i kuqebluve ka qenë mesfushori- sulmues Erald Çinari që ka shënuar dy gola, nga një në secilën pjesë loje ndërkohë që dy golat e tjerë i kanë shënuar sulmuesit e ardhur për provë,kosovar i ardhur nga Gjermania Mërgim Neziri dhe ukrainasi Vladimir Ordinski, të cilët pavarësisht këtij fakti nuk bindën stafin teknik për të qëndruar tek kjo skuadër.

Përveç tyre edhe lojtarët e tjerë që u provuan, nuk treguan ndonjë gjë të veçantë, madje dy prej ukrainasve të ardhur, në pjesën e dytë u aktivizuan edhe në rradhët e Adës por pa lënë asnjë gjurmë. Golin e vetëm për velipojakët e ka shënuar mesfushori Hyseni. Sigurisht që kjo ndeshje miqësore i ka vlejtur të dy trajnerëve megjithatë Cungu duhet pranuar se ka dalë i zhgënjyer nga ajo çfarë dhuruan lojtarët e ardhur për provë.
Vllaznia- Ada 4-1
Vllaznia: Dragojeviç, Arbri, Cicmil, Rudoviç, Pjeshka, Krymi, Sefa, Bregu, Shtubina, Neziri, Ordinski. Tr; A. Cungu. (U aktivizuan edhe Selimaj, Kapaklija, Vrapi, Ahmeti, Bardulla, Jakova, Kalaja e Çinari).
Ada: A. Hila, Hoti, Kola, Pelinku, Drabeja, Fildishi, Doda, F. Hila, Lari, Mesi. Tr: I. Dibra. (U aktivizuan edhe Ishmaku, Vecaj, Hyseni, Lokaj, Çapaliku, Samatuga dhe Grigorijevoc).
Shënues: Neziri 5′, Ordinski 15′, Çinari 31′ 62′ (11-m)/ Hyseni 77′
Gjyqtarë; A. Pirani, S. Ahmeti, J. Podgorica

© vllaznia.al