Vllaznia gabon sërish në Shkodër. Mundet 0-1 nga Partizani

235

Një vendim I gjyqtarit Enea Jorgji në minutën e 45-të të ndeshjes duke ndëshkuar me penallti Vllazninë dhe duke e nxjerrë me karton të kuq portierin Selimaj, ka mjaftuar që Nexhipi të shënojë për Partizanin dhe ai ta fitojë krejt ndeshjen me rezultatin 1-0. Një ndeshje që ka sjellë edhe reagimin e tifozëve shkodranë të cilët kanë shprehur pakënaqësinë në lidhje me gjykimin. Takimi nisi me shumë mungesa në rradhët e kuqebluve, ndër të cilët edhe të portierit Vujadinoviç për arsye shëndetësore. Gjatë pjesës së parë, ka qenë Partizani I cili ka patur dy raste me anë të Krasniqit dhe Mazrekajt por kur u duk se kjo pjesë do mbyllej në barazim, ka ardhur 11-metërshi në dëm të vendasve. Portieri Selimaj ka pritur topin e gjuajtur nga sulmuesi Saçer por pas zotërimit të tij duket se e ka goditur me taka. Gjyqtari Jorgji shumë pranë aksionit e ka nxjerrë me të kuqe portierin e Vllaznisë dhe 11-metërsh për kundërshtarin. Nikaj detyrohet të largojë nga fusha Shtubinën dhe në vend të tij është portieri 16 vjeçar Vjerdha që gjithsesi nuk mundet të pengojë gjuajtjen e Nexhipit  nga pika e bardhë që kalon në avantazh Partizanin. Pjesa e dytë nis në sulm për Vllazninë. Në minutën e parë, Dibra është pranë golit por grushton portieri Hoxha. Do kishte edhe disa raste të tjera me anë të Bushiç e Krujës, madje edhe Vukçeviç arrin të godasë shtyllën por vetëm kaq. Partizanin e administron lojën dhe rezultatin e në fund kënaqet me tre pikët e marra në Shkodër. Për më tepër që për shumë minuta të kësaj pjese, Vllaznia thuajse luajti edhe me një tjetër futbollist më pas pasi mbrojtësi Vukçeviç pësoi tërheqje dhe skuadra kishte kryer të tre zëvendësimet e mundshme duke u detyruar të qëndronte vetëm formalisht në lojë. Në përfundim 1-0 për Partizanin që në këtë mënyrë arrin fitoren e parë sezonale ndaj kuqebluve. Për trajnerin e Vllaznisë Samuel Nikaj, fatin e ndeshjes e vendosi vendimi I gjyqtarit.

© vllaznia.al