Vllaznia humb 1-2 miqësoren me Tërbunin

221

Vllaznia nuk ka arritur të fitojë as miqësoren e dytë, atë të luajtur pasditen e sotme. Pas barazimit të djeshëm me Adën, sot ajo është mundur me rezultatin 2-1 nga Tërbuni I Pukës. Ndonëse kuqeblutë kanë luajtur me formacionin e tyre më të mirë, sërish nuk kanë bindur. Në pjesën e parë do ishte Agastra ai që do kalonte në avantazh pukjanët në minutën e 15-të. Gjatë kësaj pjese nuk do kishte gol tjetër.Në të dytën, do ishte Soza ai që do barazonte shifrat në minutën e 78-të megjithatë kjo nuk do zgjaste shumë sepse Rroca për Tërbunin do shënonte edhe golin e dytë dhe të fitores për të. Përfundimisht 2-1 për pukjanët ndërkohë që në rradhët e tifozëve shkodranë të pranishëm në shkallët e stadiumit “Loro Boriçi” ka patur pakënaqësi për lojën e zhvilluar nga skuadra e Vllaznisë. Megjithatë trajneri Raineri nuk është dukur kaq shumë i shqetësuar për këtë humbje. Ai ka thënë se në ndeshjen zyrtare ndaj Partizanit do të shihet në fushë një tjetër skuadër. Sipas tij, në paraqitjen ndaj Tërbunit ka ndikuar edhe lodhja e futbollistëve nga stërvitja e zhvilluara paradreke. Po ashtu trajneri aktual i kuqebluve ka dalë hapur kundër disa tifozëve shkodranë të cilët vijnë në stadium dhe sipas tij kënaqen kur skuadra humbet. Për të, është e papranueshme një gjë e tillë nëse ato mendojnë që janë tifozë të Vllaznisë.

Vllaznia- Tërbuni 1-2
Vllaznia: Selimaj, Gocaj, Sykaj, Beqiri, Baci, Shtubina, Tafili, Shala, Dema, Kruja, Soza. U aktivizuan edhe Mehmedoviç, Kalaja, Hajdari e Mujkoviç). Tr: B. Raineri.
Tërbuni: Gjokoviç, Danaj, Lila, Kepi, Mone, Çutra, Lekaj, Rroca, Greca, Mziu, Agastra. U aktivizuan edhe Kalogjeroviç, Dodaj e Marku). Tr: E. Plori
Shënues: Soza 78’/ Agastra 15′, Rroca 81′
Gjyqtarë: I. Myrtja, D. Salaj, S. Ahmeti (Shkodër)

 

© vllaznia.al