Vllaznia humbet 0-1 miqësoren me Besëlidhjen

233

Skuadra shkodrane ka humbur me rezultatin 0-1 ndeshjen miqësore ndaj Besëlidhjes. Takimi i luajtur pasditen e sotme në stadiumin e qytetit të Lezhës është mbyllur me fitoren e vendasve që kanë shënuar me anë të Ajazit golin e vetëm në minutën e 19-të pas një goditje të saktë me kokë brenda zonës. Trajneri Cungu e ka nisur ndeshjen me Agoviç, Gocaj, Cicmil, Bicaj, Mulemo, Krymi, Bardulla, Tafili, Kalaja, Çinari dhe Shtubina. Pas pësimit të golit, ka ardhur edhe dëmtimi në kavilje i Kalajës që është detyruar të lërë fushën e lojës dhe në vend të tij është aktivizuar Hajdari. Gjatë kësaj pjese, nuk kanë munguar rastet për shënim të shkodranëve me anë të Shtubinës dy herë dhe të Cicmil. Nga ana tjetër, duhet thënë se edhe terreni jo i mirë i fushës ka ndikuar në lojën e të dy ekipeve. Në pjesën e dytë, trajnerët Cungu dhe Bruka kanë aktivizuar edhe shumë lojtarë të stolit. Për kuqeblutë kanë luajtur edhe Selimaj, Gurishta, Vrapi, Pjeshka, Kapaklija, Kruja, Pepa, Vecaj dhe Dyca. Rastet sërish nuk kanë munguar megjithatë, nuk ka patur gol. Përfundimisht 1-0 për Besëlidhjen ndërkohë që në rradhët e Vllaznisë megjithatë ky rezultat nuk përbën asnjë problem për skuadrën tonë sepse ishte thjesht një miqësore. Sa i takon mbrojtësit të ardhur në provë Mulemo, ai ka luajtur 45 minuta në këtë sfidë dhe nga sa mësohet, për fatin e tij do të vendoset në ditët e ardhshme pasi të diskutohet në një takim në mes pjestarëve të stafit teknik dhe drejtuesve të klubit.

© vllaznia.al