Vllaznia humbet 0-1 ndaj Flamurtarit. Eliminohet nga Kupa e Shqipërisë

200

Vllaznia skualifikohet edhe nga Kupa e Shqiperise. Momenti jo I mire qe skuadra shkodrane po kalon ne kampionat, eshte konfirmuar edhe ne kupe. Ajo eshte mundur me rezultatin 1-0 nga Flamurtari, ne ndeshjen e kthimit çerekfinale te luajtur ne Vlore. Humbja vjen me teper serish si dhurate e futbollisteve shkodrane dhe e portierit Vujadinoviç I cili gabon serish ne rastin e golit te vetem te ndeshjes, shenuar nga Abilaliaj ne minuten e 50-te. Perveç ketij momenti, ka patur edhe dy raste te tjera per Flamurtarin gjate pjeses se pare te ndeshjes, teksa topi ka goditur dy here shtyllat e portes. Vetem pas pesimit te golit, ka reaguar duke pare drejt portes se Moçkes. Por do ishte ky I fundit I cili do shpetonte porten e tij ne tre rastet qe krijuan kuqeblute, ne rastin e goditjes se denimit nga Beqiri, ne goditjen me koke te Vukçeviç dhe gjuajtjen me te majten e Nikoliç. Pikerisht keto tre gjuajtje kane qene perpjekjet e Vllaznise per te barazuar sepse ne fakt nje rezultat 1-1 ne kete ndeshje, do ta kualifikonte ate per ne gjysmefinale ngaqe ndeshja e pare ne Shkoder u pat mbyllur 0-0. Megjithate nuk ka ndodhur keshtu. Kane qene vlonjatet ata qe kane fituar 1-0 dhe me kete rezultat, jane ata ne gjysmefinale. Ndonëse ka qenë një eliminim disi i dhimbshëm sepse nuk e meritonte, Vllaznia nuk do jetë në katërshen e ekipeve që do luftojnë për ta fituar këtë trofe. Megjithatë planet duhen bërë ndryshe tashmë. Stafi dhe futbollistët kanë nisur sot punën për “betejën” e rradhës, ndeshjen e kampionatit me Bylisin. Ajo do të zhvillohet ditën e dielë në orën 14.00 në Ballsh. Konsiderohet shumë e vështirë dhe njëkohësisht delikate sepse edhe skuadra vendase ndodhet në pozita të njëjta në renditje dhe do kërkojë edhe ajo fitoren. Por Vllaznia nuk do heqë kollaj nga pretendimi për të marrë pikë në këtë takim. Ndonëse ajo do ketë mungesën e Gocajt dhe Bardullës, të penalizuar me nga tre kartona të verdhë, ata që do luajnë pritet të bëjnë më të mirën. Nga ana e drejtuesve të klubit, pavarësisht se çfarë është shkruar në ndonjë gazetë sportive, vazhdon besimi në adresë të portierit Vujadinoviç, ndonëse ai dukshëm nuk është në formën e tij më të mirë. Megjithatë në Ballsh të dielën do kërkohen patjetër pikët e duhet të presim nëse do ia arrijnë apo jo.

FLAMURTARI-VLLAZNIA 1-0
FLAMURTARI: Moçka, Mici, Kuqi, Dushku, Veliu, Pepa, Telushi, Lena (A.Shehaj 89′), G.Lika, Zeqiri, Abilaliaj (Begaj 78′). Trajner: Ernest Gjoka
VLLAZNIA: Vujadinoviç, Beqiri (Nikoliç 65′), Kraja, Vukçeviç, Boci (Gjini 79′), Sykaj, Tafili, Belisha, Shtubina, Bushiç, Hajdari (Kruja 60′). Trajner: Agim Canaj
GOLAT: Abilaliaj 51′
KARTONË TË VERDHË: Telushi, Dushku, Mici/ Sykaj, Kruja, Boci, Belisha
GJYQTARET: A.Koçi, F.Lamaj (Durrës), E.Doda (Durrës)

© vllaznia.al