Vllaznia humbet 0-1 në Kamëz. Vendos një episod në fund

223

Java e gjashtë e kampionatit nuk ka dhuruar një rezultat pozitiv për Vllazninë. Ajo është mundur nga Kamza me rezultatin 0-1. Goli i Imerit, në 87-të ka vendosur fatin e këtij takimi. Ndonëse në pjesën e parë kuqeblutë luajtën disi më mirë dhe madje goditën edhe traversën me anë të Bardullës. Po ashtu Kalaja në dy momente kishte mundësinë të dërgonte dy herë topin në rrjetë, në të dytën loja ka rënë dhe për rrjedhojë është pësuar edhe goli që çoi tek humbja. Gjuajtja e Imerit është devijuar nga mbrojtësi Pjeshka dhe ka përfunduar në rrjetë. Përfundimisht 1-0 për Kamzën ndërkohë që Vllaznia mbetet sërish në kuotën e 5 pikëve në renditje.
© vllaznia.al