Vllaznia- Jedinstsvo, miqësorja e dytë e kuqebluve në Mal të Zi

211

Pas ndeshjes së luajtur pak ditë më parë ndaj ekipit malazez Brskovo dhe të fituar me rezultatin 3-0, ekipi i Vllaznisë do të zhvillojë një tjetër miqësore.Ajo do të luhet paradreken e së mërkurës dhe kundërshtari i tij këtë herë do të jetë një ekip i Superligës malazeze, Jedinstvo e Bjellopoljes. Takimi do të nisë në orën 10.00 dhe në kampin shkodran kjo miqësore është vlerësuar maksimalisht sepse do të tregojë gjendjen e ekipit rreth tre javë përpara nisjes së kampionatit të ri. Në këtë miqësore me interes për t’u parë është edhe forma që do të tregojë sulmuesi i ardhur për provë, Alen Melunoviç. Stafi teknik ëhstë duke e vërejtur me shumë kujdes në stërvitje këtë futbollist në mënyrë që në fund të dalë me një konkluzion përfundimtar shumë të saktë në lidhje me të ardhmen e tij, nëse do të qëndrojë tek Vllaznia apo jo.
© vllaznia.al