Vllaznia, ka nisur shitja e biletave për ndeshjen me Flamurtarin

122

Që nga paraditja e së enjtes, në sportelet pranë stadiumit “Loro Boriçi” ka nisur shitja e biletave për ndeshjen e rradhës, atë të javës së tretë të Superligës ndaj Flamurtarit, ndeshje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 13.00. Ashtu si ndaj Kukësit një javë më parë edhe në ndeshjen rradhës ndaj vlonjatëve, KF Vllaznia ka vendosur që të aplikojë të njëjtin çmim biletash për tifozët e vet. Natyrisht që duke parë edhe interesimin në rritje të tifozërisë për skuadrën e cila e ka nisur mirë kampionatin, nuk ka patur rritje të çmimet. Përkundrazi është e njëjta procedurë e ndjekur.Kështu, një tribunë në tribunën VIP do të kushtojë 1 mijë lekë të reja ndërsa në dy tribunat e tjera, ato A dhe B, bileta do të kushtojë 500 lekë të vjetra. Ndërkohë, në të gjithë sektorët e tribunës D (asaj përkarshi), bileta do të kushtojë 400 lekë të reja. Ndërkohë në tribunat C dhe E, çmimet do të variojnë nga 200 në 300 lekë, në varësi të pozicionit. Për drejtuesit e klubit, këto çmime janë shumë të pranueshme. Për të mos thënë se në shumicën e tribunave janë më të lira se biletat në shumë prej stadiumeve të Shqipërisë ndonëse tashmë kushtet në “Loro Boriçi” janë shumë komode për ndjekjen e ndeshjeve. Ajo që pritet tashmë është rritja e numrit të tifozëve në shkallët e stadiumit, kuptohet që duke shpresuar tek mospërsëritja e kaosit që u krijua në ndeshjen e kaluar me Kukësin dhe për këtë arsye, drejtuesit e klubit kanë bërë thirrje për blerje të biletave që ditën e nesërme  dhe po ashtu futjen në stadium ditën e ndeshjes, të paktën një orë para fillimit të ndeshjes.

© vllaznia.al