Vllaznia kalon edhe Veleçikun, siguron fitoren e pestë rradhazi

113

Kuqeblutë marrin një tjetër fitore në kampionat dhe vazhdojnë të kryesojnë me meritë renditjen e kampionatit të kategorisë së parë. Pasditen e sotme ata kanë fituar me rezultatin 1-0 ndaj Veleçikut në ndeshjen e luajtur në fushën “Reshit Rusi”. Ka qenë një përballje e vështirë ndaj një kundërshtari shumë të motivuar megjithatë Vllaznia ia ka dalë falë golit të shënuar nga i zakonshimi Zhunior në pjesën e dytë. E para në fakt nuk ka patur shumë raste shënimi. E dyta nis më ndryshe. Në lojë është edhe Malota dhe skuadra ka më shumë besim. Në minutën e 55-të, ka qenë një kros nga e djathta i Bilalit që është ndjekur nga Zhunior që ka goditur menjëherë duke e dërguar në trekëndësh topin. Ky gol ka mjaftuar që ekipi ynë të marrë edhe një tjetër trepikësh duke u ngjitur kësisoj në kuotën e 15 pikëve në renditje, i shkëputur plot pesë pikë nga Dinamo e vendit të dytë.

© vllaznia.al