Vllaznia- Kastrioti, bilanci flet për shkodranët. Ka edhe shumë barazime

258

Në mes Vllaznisë dhe Kastriotit janë zhvilluar plot 25 ndeshje deri tani. Bilanci i këtyre përballjeve flet për shkodranët që kanë fituar 10 ndeshje përballë 7 fitoreve të krutanëve ndërkohë që janë arritur edhe plot 8 barazime. Kjo do të thotë se në ndeshjen e së dielës, kuqeblutë duhet t’i kushtojnë rëndësi edhe këtij fakti, ndoshta për të mos arritur një tjetër barazim ndaj këtij kundërshtari. Nganjëherë rastis që statistikat japin edhe më mirë prognozën e asaj çfarë mund të ndodhë në fushën e lojës dhe ndoshta edhe këtë herë duhet t’i hedhim një sy këtij fakti. Megjithatë luajmë në Shkodër dhe sigurisht që nuk duhet lëshuar terren sepse ka ndodhur në dy raste që Kastrioti ka fituar brenda në stadiumin tonë. Ja shifrat e këtyre përballjeve
Bilanci: 25 ndeshje të luajtura, 10 fitore Vllaznia, 8 barazime dhe 7 fitore Kastrioti. Golaverazhi është 34 gola të shënuar nga Vllaznia dhe 31 gola nga Kastrioti.
Golashënuesit më të mirë nga Vllaznia janë Vioresin Sinani me 4 gola, Suad Lici me 3 gola, Ilir Kepaj, Edmir Bilali, Gentian Çoçja, Xhevahir Sukaj dhe Armando Vajushi nga 2 gola secili.

© vllaznia.al