Vllaznia- Kastrioti luhet të dielën në orën 14.00 pa tifozë

256

Ndeshja Vllaznia- Kastrioti e vlefshme për javën e tetë të Superligës shqiptare, do të luhet ditën e dielë me datë 20 tetor 2013, ora 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Kështu ka njoftuar sot Federata Shqiptare e Futbollit. Në fakt, në media të ndryshme si kalendar ka qenë dita e premte e caktuar për zhvillimin e kësaj ndeshje por nuk do jetë kështu. Ajo do luhet të dielën. Njëkohësisht, siç është bërë tashmë e njohur, kjo ndeshje por edhe ajo e rradhës po në Shkodër me Bylisin e vlefshme për javën e 10-të, do të luhen pa tifozë. Arsyeja është dënimi që ka marrë Komisioni i Disiplinës për hedhjet e sendeve të forta në fushë nga tifozët në ndeshjen Vllaznia- Skënderbeu. Pavarësisht se do të luhet pa praninë e tifozëve të zjarrtë, skuadra kuqeblu me siguri që do të arrijë ta fitojë këtë ndeshje për t’u rikthyer sërish tek rezultatet pozitive. Ja kalendari i plotë i ndeshjeve të javës së tetë të Superligës:
Kukësi- Besa          19 tetor ora 14.00
Skënderbeu- Teuta 19 tetor ora 14.00
Lushnja- Partizani   19 tetor ora 14.00
Vllaznia- Kastrioti    20 tetor ora 14.00
Laçi- Flamurtari      20 tetor ora 14.00
Tirana- Bylis           20 tetor ora 14.00
© vllaznia.al