Vllaznia- Kukësi luhet të mërkurën në ora 19.00

216

Federata Shqiptare e Futbollit ka përcaktuar datën dhe oraret e zhvillimit të ndeshjeve të javës së parë të kampionatit të Superligës. Kishte pak dyshime nëse këto ndeshje do të luheshin më datë 7 apo 8 shtator megjithatë, institucioni I futbollit shqiptar nuk ka ndryshuar mendim teksa ndeshjet e javës së parë do të luhen të mërkurën që vjen, pikërisht më datë 7. Sa I takon ndeshjes Vllaznia- Kukësi që do të hapë edhe siparin e këtij kampionati, ajo është caktuar të nisë në orën 19.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Interesimi për këtë ndeshje duket I madh në Shkodër. Tifozët e Vllaznisë pavaresisht se te henen ne kete stadium luan kombetarja jone ndaj Maqedonise, serish e kanë mendjen edhe tek skuadra e tyre e zemrës dhe duan që të jenë present në këtë ndeshje për ta mbështetur fuqishëm atë dhe për t’I bërë një nisje të mbarë kampionatit të ri. Ekipi ka bërë një fazë përgatitore të mirë trejavore në Mal të Zi dhe po ashtu, ka ofruar edhe disa lojtarë cilësorë, duke u përfocuar ashtu si duhet me përjashtim të repartit të sulmit, por kjo nuk mund të jetë pengesë për një sezon ndryshe të Vllaznisë.

© vllaznia.al