Vllaznia merr një pikë me shumë vlerë në Gjirokastër

264

Kuqeblutë marrin një pikë me shumë vlerë në Gjirokastër. Në fund të 90 minutave, Luftëtari dhe Vllaznia e kanë mbyllur ndeshjen në barazim 0-0, pavarësisht rasteve që kanë patur të dy ekipet. Pjesa e parë ka qenë disi më e ekuilibruar ndonëse Sukaj në dy momente por edhe vendasit kishin mundësi edhe të shënonon por nuk ia dolën. Ndërkohë fillimi i pjesës së dytë nuk ka qene i mire për Vllazninë. Brenda 5 minutave të para të saj, Abazaj dy herë por edhe Bregu, kanë “falur” kuqeblutë. Pa mohuar këtu edhe meritat e portierit Sherri që në dy momente ka reaguar në mënyrë të shkëlqyer. Këto momente të vështira dalëngadalë kaluan dhe loja ekuilibrohet ndërkohë që në minutat e fundit duhej të kishte shënuar Vllaznia. Sukaj fillimisht dhe më pas Ribaj, kanë patur mundësi ta dërgojnë topin në rrjetën e portës gjirokastrite por nuk janë të saktë në gjuatje. Përfundimisht barazim 0-0 dhe Vllaznia merr të tretin rezultat pozitiv rradhazi.

© vllaznia.al