Vllaznia merr një trepikësh me shumë vlerë në Burrel

278

E kishte premtuar trajneri Lika një ditë para ndeshjes dhe Vllaznia e realizoi atë duke marrë një trepikësh me shumë vlerë në ndeshjen e javës së dytë të kampionatit. Ajo ka fituar 2-0 ndaj Burrelit në ndeshjen e luajtur në “Liri Ballabani”. Takimi ka nisur me gol teksa në minutën e 3-të Silvio Zogaj do të kalonte në avantazh skuadrën tonë. Ky gol do ta ndihmonte atë të kontrollonte lojën dhe pavarësisht përpjekjeve të kundërshtarit, ia ka dalë ta ruajë. Madje, në minutat shtesë ka qenë sulmuesi Junior që ka shënuar edhe golin e dytë dhe të sigurisë. Me këtë trepikësh, Vllaznia ngjitet në krye të renditjes duke treguar ambicjet e saj për t’u rikthyer shpejt në Superligë.

© vllaznia.al