Vllaznia mund edhe Partizanin. Pesë ndeshje- pesë fitore!

204

Në një terren ku vetëm futboll nuk mund të luhet, Partizani dhe Vllaznia kanë dhuruar spektaklin e radhës. Një ndeshje e mbushur me ritëm të lartë nga të dyja ekipet në fund është mbyllur me fitoren e jashtezakonshme të Vllaznisë. Shkodranët treguan që në minutat e para të ndeshjes se nuk kishin shkuar në kyeqytet për shëtitje. Skuadra e Ranierit shfaqet rrezikshëm që në minutat e para. Partizani përpiqet të reagoje dhe të shtyjë lojën në gjysëmfushën e shkodranëve  por Vllaznia është e vendosur mjaft mirë në fushë. Shtubina është ai që jep sinjalin e parë të takimit pasi godet bukur nga jashtë zone duke vënë në vështirësi portierin Hoxha.Në minutën e 35-të është Tafili i cili i gjendur afër zonës së kundërshtarit, nuk mendohet dy herë dhe godet topin duke realizuar një supergol. 1-0 dhe Vllaznia mer kontrollin e lojës. Partizani përpiqet të reagojë mënjëherë dhe është Vila i cili godet në pozicion të prirët por pret Selimaj. Në shifrat 0-1 mbyllet edhe pjesa e parë. Në pjesën e dytë Partizani futet në fushë më një qëllim të vetëm: të barazojë rezultatin. Pavarësisht përpjekjeve të shumta të të kuqeve, është portieri i Vllaznisë Selimaj ai i cili i thotë jo të gjitha goditjeve në drejtim të portës së tij. Në minutën e 75-të është Vila i cili gjuan por Selimaj pret . Vetëm një minutë më vonë, Raçiç i gjetur i pambuluar, del  vetëm përballë portierit dhe godet por është sërish portieri shkodran që thotë jo. Përjekjet e Partizanin nuk shterojnë, por ndërkohë lenë dhe shumë hapsira mbrapa duke i dhënë mundësinë Vllaznisë të dalë përpara rezikshëm me kundërsulme. Ndeshja po i afrohej fundit dhe ishte sërish Racic ai që vë në provë Selimajn por ai është i pakalueshëm. Me perpjekjet e Partizainit mbyllet gjithçka në shifrat 0-1. Vllaznia vazhdon të fitojë dhe të tregojë se 5 fitoret radhazi nuk i ka rastësisht. Partizani nga ana tjetër humbet një shans të artë për të vazhuar e vetme kryesimin dhe tashmë duhet të kënaqet me vendin e 3-të pasi mbetet në kootën e 33 pikëve po aq sa dhe Skenderbeu. Ndërsa Vllaznia shkon në kuotën e 23 pikëve duke qenë e gjashtë në renditje por tashmë me një ecuri të shkëlqyer me pesë fitore në pesë ndeshjet e fundit

© vllaznia.al