Vllaznia mund edhe Tiranën. 45 minuta mjaftojnë për 2-0

69

Vllaznisë I kanë mjaftuar 45 minuta për të mundur Tiranën në ndeshjen e luajtur pasditen e sotme në stadiumin “Loro Boriçi”. Golat e Shtubinës në minutën e 26-të dhe kroatit Bushiç tre minuta më vonë, kanë fiksuar rezultatin përfundimtar të ndeshjes 2-0 për kuqeblutë. Megjithatë ata kanë qenë të favorizuar edhe nga dalja me karton të kuq që në minutën e 15-të të ndeshjes e sulmuesit të Tiranës Gerc pas goditjes së tij ndaj Rajoviç. Me një futbollist më shumë, shkodranët kanë zgjidhur gjithçka shumë shpejt e në fakt është pritur që të kishte goleadë në këtë ndeshje por në pjesën e dytë megjithatë ka patur edhe dy shtylla me anë të Seminës dhe Beqirit, nuk ka patur gol tjetër. Për trajnerin Agim Canaj e rëndësishme ishte marrja e tre pikëve dhe vazhdimësia e rezultateve pozitive ndërsa trajneri Nevil Dede I Tiranës në konferencën e shtypit të pasndeshjes ka akuzuar futbollistët e tij për mungesë karakteri dhe dëshire. Me fitoren e sotme, Vllaznia është ngjitur në vendin e dytë në renditje ndërkohë që trepikëshi me bardheblutë ka sjellë edhe një premio prej tre milionë lekësh nga ana e drejtuesve të klubit për skuadrën. Me këtë fitore kuqeblutë bëhen gati me një motiv tjetër në pragndeshjen e së shtunës me Lushnjën ku duhet patjetër të marrin pikë sërish.
© vllaznia.al