Vllaznia ndal edhe Partizanin. Barazim 1-1 në “Reshit Rusi”

219

Vllaznia pas Skënderbeut, ndal edhe një tjetër ekip pretendent për titull, Partizanin. Por me ndryshimin se kwtw herw rezultati pwrfundimtar i ndeshjes ishte barazim 1-1. Ndeshja e zhvilluar pasditen e së shtunës në ”Reshit Rusi” ka patur brenda emocione por edhe tension. Miqtë kishin ardhur me objektivin e qartë për ta fituar me çdo kusht ndeshjen, duke patur ndoshta edhe ndihmën e gjyqtarëve.Loja e zhvilluar në fakt nuk është ngjitur në lartësinë e duhur. I pari rast për Partizanin, do të ishte ai i golit. Ibrahimi gjuan fort nga jashtë zone, portieri Dragojeviç hidhet me vonesë dhe topi pasi godet shtyllën, kthehet dhe përplaset në shpinën e portierit të Vllaznisë duke përfunduar tek Raçiç që i qetë e dërgon atë në rrjetë. Një gol i papritur që i gjen të papërgatitur vendasit. Ata reagojnë me shumë vonesë. Në minutën e fundit të pjesës së parë, Bardulla nga një goditje dënimi, godet topin në traversë. Loja vazhdon dhe Vrapi në shtesë pengohet në mënyrë të parregullt brenda zonës por gjyqtari Meta nuk akordon 11-metërsh. Vërshëllima e fundit e tij për përfundimin e pjesës së parë, shkakton tension në fushën e lojës. Një nga futbollistët e Partizanit godet Krymin por gjyqtari nuk akordon karton të kuq. Përkundrazi me fillimin e pjesës së dytë, largon nga fusha trajnerin Cungu dhe ndëshkon me kartona të verdhë Kalajën dhe Gomez.Loja tensionohet. Kuqeblutë janë më kërkuar. Fitojnë terren dhe arrijnë që me anë të Kalajës dhe Arbrit të vënë seriozisht në provë portierin Hoxha. Në minutën e 90-të goditje dënimi për Vllazninë. Arbri kroson në zonë dhe aty ka disa futbollistë që tentojnë të godasin topin por duket se është Arenc Dibra që e prek i fundit dhe ai përfundon në rrjetë. Barazim 1-1. një rezultat që nuk do ndryshonte më dhe në kampin shkodran ka festë. Vërtetë një pikë por skuadra tregoi karakter dhe ndali një tjetër ekip pretendent.

 

© vllaznia.al