Vllaznia ndalet në Laç. Vendasit fitojnë me një gol të kontestueshëm

262

Skuadra shkodrane është ndalur pasditen e sotme në ndeshjen e luajtur në Laç nga skuadra vendase. Kjo e fundit ka fituar me rezultatin 1-0, falë një goli të shënuar në fundin e pjesës së parë nga Uzuni. Por në fakt, goli është kontestuar shumë nga futbollistët tanë dhe stafi teknik sepse ai ka ardhur pas një faulli të dukshëm të kundërshtarit por që arbitri nuk e akordoi të tillë. Duhet thënë se pavarësisht humbjes, Vllaznia ka zhvilluar mbase një nga ndeshjet e saj më të mira të këtij kampionati. E ka dominuar takimin në të gjitha drejtimet por me problemin e vetëm që nuk arriti dot të shkonte tek goli. Gjithsesi, kjo lojë e mirë është një tregues që skuadra po vjen në rritje dhe duhet të besojmë tek ajo për ndeshjet e ardhshme në rikthimin tek rezultatet pozitive.
© vllaznia.al